Lajme

IKSHPK dërgon në Suharekë vetëm 110 vaksina anti-COVID: Drejtoresha e Shëndetësisë thotë se nuk i plotëson nevojat

04/06/2021 19:10
nga:M K

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, ka njoftuar se kjo komunë ka pranuar sot 110 vaksina antiCOVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Me anë të një njoftimi në Facebook, Besa Kuqi ka thënë se numri i këtyre vaksinave është i vogël dhe nuk i plotëson nevojat e personelit mjekësor.

“Ekipi i vaksinimit ne QKMF nga nesër do të filloj vaksinimin e personelit mjekësor kurse me ardhjen e dozave te tjera të vaksinave anti-Covid 19 do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe do të njoftoheni me kohe. Vaksinimi për punëtorët shëndetësor do të realizohet nesër me datën 07.04.2021 në QKMF duke filluar nga ora 09.00”, ka bërë të ditur ai.

Kujtojmë që rreth një javë më parë ka filluar vaksinimi në Kosovë, ku deri më tani janë vaksinua vetëm punëtorët e kujdesit shëndetësorë.

Më poshtë njoftimi i Kuqit:

LEXO EDHE:

Kryeministri Albin Kurti priti ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel