Lajme

Kryeministri Albin Kurti priti ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel

04/06/2021 18:20
nga:M K

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sot në një takim ambasadorën e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Këtë e ka konfirmuar departamenti për komunikim me publikun brenda zyrës së kryeministrit, përcjell GazetaBlic.

Përveç faktit se palët u takuan, nuk u dhanë detaje shtesë lidhur me këtë takim.

Këto takime janë në vazhdën e disa sosh që i ka pasur i pari i ekzekutivit, me ç’rast po merr urime nga më të ndryshmet pasi u zyrtarizua për herë të dytë si kryeministër i Kosovës.

LEXO EDHE:

Osmani: Sakrifica e familjes Jashari qëndron në themelet e lirisë sonë

/GazetaBlic/