Sporti

Milani zbulon programin parasezonal, sfida ndaj Celtic dhe Manchester United

06/09/2026 15:10
nga:Mergim Rreci

AC Milan ka konfirmuar një pjesë të programit të stërvitjes verore për vitin 2026, ku e presin disa përballje prestigjioze para nisjes së sezonit të ri.

Kuqezinjtë do ta nisin fazën përgatitore më 25 korrik me një ndeshje miqësore ndaj Celtic FC në Glasgow. Më pas, skuadra italiane do të zhvillojë një turne në Australi dhe Indonezi, ku pritet të luajë edhe ndaj rivalit lokal Interit.

Pas rikthimit në Evropë, Milani do ta mbyllë parasezonin me një test të fortë kundër Manchester United më 15 gusht në Wroclaw të Polonisë.

Kjo ndeshje do të shërbejë si prova e fundit e kuqezinjve para startit të sezonit 2026/27 në Serie A.

/GazetaBlic Sport/