Dyshimet e hedhura nga mediat franceze për kurdisje të ndeshjeve në futtbollin kosovar janë zgjeruar tashmë edhe më shumë.
Organizata ndërkombëtare që lufton krimin dhe dukuritë e tjera negative, ‘Interpol’ e ka përfshirë këtë çështje në publikimin e fundit, transmeton GazetaBlic Sport.
Ditë më parë mediat franceze, duke u thirrur në një raport të një organizate qeveritare të Francës, kanë raportuar për dyshimet e mëdha për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.
Skuadra e Llapit ka qenë ajo që është përmendur në raportimet e tyre, skuadër kjo që sipas tyre, dyshohet të jetë pjesë e kurdisjeve që kanë ndodhur.
Dhe Interpoli në raportin “Integriteti në Sport” ka përmendur këto dyshime.
“Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi kampionatin e Kosovës në futboll. Bastvënësit ishin të bazuar në Kosovë dhe Francë, ndërsa aktiviteti i tyre i organizuar kriminial ishte hetuar për gati një vit”, shkruan në raportin e organizatës ndërkombëtare të policisë.

/GazetaBlic Sport/


