Lajme

Kurti dhe zëvendëskryeministri i Letonisë diskutuan për invazionin rus në Ukrainë

03/12/2022 15:18
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti ka takuar zëvendëskryeministrin e Letonisë, Artis Pabrikis, në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali.

Kurti ka thënë se me Pabrikis kanë disktutuar për invazionin rus në Ukrainë dhe implikimet e sigurisë për gjithë Evropën.

“Diskutuam pushtimin rus të Ukrainës dhe implikimet e sigurisë për të gjithë Evropën me zëvendëskryeministrin e Letonisë Artis Pabriks. E falënderova për kontributin e Letonisë në KFOR dhe mbështetjen për agjendën tonë të integrimit në BE”, ka shkruar Kurti.