Lajme

IHMK tregon se si do të jetë moti ditën e dielë

05/15/2021 12:58
nga:M K

Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

Si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

LEXO EDHE:

“Brenda një muaji hiqet sigurimi kufitar me Malin e Zi”