Lajme

IHMK: Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

09/18/2023 07:32
nga:G B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.