Sporti

Igli Tare “shënjestron” Xavin Simons, holandezi pëlqehet nga Lazio

04/03/2023 14:08
nga:E K

Xavi Simons po kalon një sezon mjaft të mirë te PSV Einhoven. Ai është i qartë që performanca e tij mund të bëjë që PSG mund ta riblejë atë përsëri me anë të klauzolës që është në kontratë, por talenti holandez nuk dëshiron të kthehet në Francë.

Sipas “Corriere dello Sport”, talenti 19-vjeçar ka rënë në sytë e Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazios. Duket se Lazio është i interesuar për Xavi Simons të cilin dëshirojnë ta sjellin në Olimpico në qershor.

Ylli holandez këtë sezon është aktivizuar në total 39 ndeshje, nga të cilat ka arritur të shënojë 16 gola në total dhe të asistoj 8 të tillë.