Sporti

Igli Tare për GazetaBlic Sport: Po jemi në bisedime me Mallorcan për Muriqin, akoma nuk kemi arritur marrëveshje

01/26/2022 17:52
nga:Lorik J

E ardhmja e Vedat Muriqit pritet të përcaktohet në ditët e ardhshme të merkatos së dimrit.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës i cili luan tek Lazio pritet të bëhet me klub të ri në ditët e ardhshme, pasi ai nuk ka hapësirë të mjaftueshme tek skuadra e Maurizio Sarrit.

Në orët e fundit, mediumet italiane kanë raportuar se klubi i La Ligas, Mallorca ka shprehur interesim për sulmuesin 27 vjeçar.

Në lidhje me transferimin e mundshëm të Vedat Muriqit tek skuadra e Mallorcas ka folur edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Tare ka pohuar se ata janë në bisedime me Mallorcan, megjithatë nuk është arritur akoma marrëveshja finale për finalizimin e kalimit të lojtarit në Spanjë.

“Po jemi në bisedime me Mallorcan, por akoma nuk kemi arritur marrëveshje”, ka thënë Igli Tare për ‘GazetaBlic Sport’.

Në këtë sezon, Vedat Muriqi ka luajtur 384 minuta në të gjitha garat, ku nuk ka shënuar asnjë gol.

Vlen të potencohet se skuadra e Mallorcas po lufton për mbijetesë në La Liga, ku aktualisht renditen në vendin e 17’të në tabelë me 20 pikë.

/GazetaBlic Sport