Sporti

Idrizi i lumtur me rinovimn: Klubi më besoi shumë muajve të fundit, dua ta kthej Schalken në Bundesliga

03/31/2022 15:43
nga:E K

Blendi Idrizi është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me rinovimin e kontratës me Schalke.

Mesfushori i kombëtares së Kosovës ka vënë firmën në kontratën e re me Schalke, kontratë kjo që e mbanë lojtarin në Gjermani deri në vitin 2024.

Për këtë rinovim, lojtari është shprehur shumë i lumtur, duke shprehur edhe synimin që të kthejë Schalken në nivelet më të larta.

“Klubi më ka dhënë shumë besim gjatë muajve të fundit, duke më dhënë mundësi që të kaloj nga liga regjionale në Bundesliga 2. Jam falënderues dhe dua të bëj gjithçka në forcën time që të rikthejmë Schalken në nivelet më të larta gjatë viteve të ardhshme”, ka thënë Idrizi.

Blendi Idrizi ishte i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës dhe u paraqit edhe në ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës. Idrizi grumbullohet te Kosova qysh nga koha e Bernard Challandes.