Lajme

Identifikohet viktima e shpërthimit në Sarandë

06/25/2024 22:51
nga:Y I

Identifikohet viktima e shpërthimit të djeshëm në Sarandë.

Ai është Armandi Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë.

Nelaj është biznesmen prej 13 vitesh dhe zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.

Ngjarja ndodhi ekzaktësisht në orën 22.00, kur qyteti i Sarandës u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, i cili u dallua edhe vizualisht për shkak të zjarrit të shkaktuar por edhe një sasie të madhe tymi që nxori.

/Euronews Albania/