Sporti

Identifikohet tifozi që fyu Mike Maignan, nuk do të lejohet më në stadiumin e Juventusit

09/23/2021 17:05
nga:Lorik J

Tifozi i Juventusit, i cili, me rastin e ndeshjes kundër Milanit, ishte bërë protagonist i fyerjeve raciste raciste kundër Mike Maignan u identifikua nga policia e Torinos.

Tifozi është denoncuar për nxitje të urrejtjes racore, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Juventusit ka dënuar sjelljet e tifozit të tyre dhe tashmë kanë marrë edhe masat me identifikimin e tij.

Ai nuk do të jetë në gjendje të hyjë më në stadiumin e Juventusit për t’i përcjellur ndeshjet.

/GazetaBlic Sport