Sporti

Ibrakovic: “Lojtarët ishin të lodhur, pranuam gola të lehtë”

03/20/2022 15:37
nga:E K

Drita ka shënuar fitore solide ndaj Prishtinës.

Skuadra e drejtuar nga Nuhiu arriti fitore në shtëpi ndaj Prishtinës me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Simonovski në minutën e 48’të dhe Prince Balde në minutën e 81’të realizuan për t’i siguruar 3 pikë Dritës.

Pas ndeshjes për “Art Sport” u prononcua trajneri i Prishtinës, Ibrakovic i cili fajin për humbjen ia la lodhjes së lojtarëve.

“Kemi qenë shumë të lodhur, veprimet e futbollistëve ishin të ngadalta, fajin po e lë te lodhja pasi pësuam gola shumë të lehtë“, tha shkurtimisht, Ibrakovic.

Me këtë humbje Prishtina me 32 pikë është vetëm 3 pikë larg zonës së rrezikshme që e mbanë Dukagjini me 29 pikë.

/GazetaBlic Sport/