Kanë përfunduar tri ndeshjet në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të xhiros së 32’të të Superligës së Kosovës, Gjilani u mposht nga Prishtina, shkruan GazetaBlic Sport.
Albert Dabiqaj realizoi golin e parë në minutën e 33’të, kurse Besnik Krasniqi barazoi pas 44 minutave nga penalltia. Mankenda i dha fitoren skuadrës nga kryeqyteti me golin e tij në minutën e 80-të.
Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic u deklarua shumë i lumtur pas fitores së sotme.
“Një lojë shumë e vështirë dhe një kohë e papërshtatshme. Ne luajtëm kundër Gjilanit që është një ekip shumë i mirë, ishim shumë të përgatitur dhe e realizuam atë që kishim planifikuar. Arritëm atë që donim dhe jemi të lumtur për këtë”, tha Ibrakovic.
/GazetaBlic Sport/


