Zlatan Ibrahimovic është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Monzën. Informacioni është dhënë, këtë të enjte, nga Footmercato, i cili garanton se “ka 90 për qind mundësi” që sulmuesi suedez të largohet nga Milani për t’iu bashkuar ekipit të Serie A.
I njëjti medium shton se marrëdhënia e shkëlqyer mes sulmuesit 41-vjeçar me Silvio Berlusconin, presidentin e Monzas, ka ndihmuar që negociatat të vazhdojnë mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ibrahimovic, i cili ka pësuar lëndime të vazhdueshme në muajt e fundit, ka luajtur katër ndeshje këtë sezon, duke shënuar një gol.
Kujtojmë se në Itali, Ibrahimovic tashmë ka përfaqësuar Milanin, ku aktualisht është, Interin dhe Juventusin.
/GazetaBlic Sport


