Lajme

Ibrahimi: Qeveria Kurti po tregon frikë dhe qyqarllëk, po e kërkon një Agim Veliu për ta lëshuar bajrakun

10/04/2022 08:49
nga:G B

Analisti politik Ilir Ibrahimi, ka thënë se vendimi i qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave paraqet frikë dhe qyqarllëk, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se frika buron nga fakti që përpara e kemi një dimër të vështirë dhe ajo nuk ka guxim e as dije që të ballafaqohet me të, prandaj po e kërkojnë një arsye që ta lëshojnë bajrakun, po e kërkojnë një Agim Aliu.

Ibrahimi ka thënë se qyqarllëkun po e tregojnë te mësuesit, teksa ka shtuar se Jasharaj nuk do të mobilizojë masa protestuesish për ta sulmuar qeverinë, ashtu siç po ka qejf qeveria, pasi ai e ka armën e të drejtës morale.

Postimi i tij i plotë:

Kur frika maskohet me trimëri

Vendimi për mosekzekutimin e pagave të mësuesve, i cili nga disa po shihet si trimëri dhe guxim nga qeveria Kurti, në fakt paraqet frikë dhe qyqarllëk.

Frika buron nga fakti se kemi një dimër të vështirë përpara dhe kjo qeveri nuk e ka as guximin e as dijen të ballafaqohet me të. Prandaj po kërkon arsye për ta lëshuar bajrakun. Po e kërkon një Agim Veliu.

Qyqarllëkun e shohim te ajo se ndaj kujt po mundohet të tregojë trimëri qeveria- mësuesve.

Mësuesit si pjesa më e moderuar e shoqërisë nuk paraqesin një kundërshtar ndaj të cilit dikush mund të tregojw trimëri. Rrahman Jashari nuk do të mobilizojë masa protestuesish për ta sulmuar qeverinë, ashtu siç po ka qejf qeveria.

Arma që e ka Rrahman Jashari, është e drejta morale që paraqet qëndrimi dhe kauza e atyre që përfaqëson.

Kjo armë shpesh del të jetë më fortë se dikush që armë e ka dhunën.