Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, cili tha se ndryshimet e mundshme të Asociacionit të Komunave mund t’i bëj MAPL.
Ibrahimi tha se MAPL e shqyrton ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendeve komunale.
Ai pyet “A mos do e kemi edhe një komunë tjetër apo ndonjë Institucion të ri i cili do i ushtroj kompetencat e komunave në emër të komunave”? deklaron Ibrahimi për “Gazeta Blic”
“Në deklarimin e KM Kurti në Kuvend u tha që ndryshimet e mundshme të statutit të atij mekanizmi mund t’i bëj MAPL.Me vetë faktin që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) do e shqyrtojë ndyshimin e statutit të atij mekanizmi, kjo ka të bëjë me Institucion të ri Qeveritar.MAPL e shqyrton ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendeve komunale, përfshirë edhe statutet e komunave dhe kryetarëve të komunave.A mos do e kemi edhe një komunë tjetër apo ndonjë Institucion të ri i cili do i ushtroj kompetencat e komunave në emër të komunave.Ndryshimet e statutit të Asociaciaciinit të Komunave të Kosovës i dërgohen departamentit për OJQ në kuadër të MPBAP” deklaroi Ibrahimi për “Gazeta Blic”


