Lajme

Ibrahimi konfirmon lirimin e masave: Vitia u zotua se në vikend vijnë 100 mijë vaksina

05/26/2021 15:41
nga:N M

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi  ka konfirmuar se me ministrin e Shëndetësisë kanë rënë dakord për lirimin e masave anti-Covid.

Përderisa ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje rreth takimit që ka zhvilluar ministri Vitia me kryetarët e komunave.

Sipas njoftimit nga MSH ministri Vitia i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.

“Në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, Ministri Vitia theksoi se sipas analizës epidemiologjike, jemi duke planifikuar lehtësimin e  masave parandaluese konform realitetit në terren, gjithmonë duke tentuar balancën mes shëndetit publik dhe Ekonomisë”, ka thënë ai. EO

Afrim Muqiqi: S’ka asgjë zyrtare për dasmat, sonte takohemi me ministrin dhe vendoset çdo gjë përfundimisht