Lajme

Ibrahimi: Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit

06/23/2022 22:59
nga:G B

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit.

Ai, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka stagnuar në 10 vjetët e fundit.

“Ku është Bashkimi Evropian sot? Shikoni se çfarë ka ndodhur sot në Bruksel. Bullgaria mund ta ketë një çështje me fqinjin e vetë dhe bllokohen 2-3 shtete të tjera të cilat nuk mund të ecin në perspektivën e tyre evropiane. Çfarë lëvizjesh kemi pasë drejt integrimit të BE-së në 10 vjetët e fundit për Ballkanin? Që nga anëtarësimi i Kroacisë bëjmë inskenime të ndryshme të cilat nuk janë as të BE-së siç është Procesi i Berlinit dhe fillohet diçka dhe mbetet atje që 3 vjet, dhe kritikohen pastaj nismat rajonale të cilat i kemi këtu. Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit të vetë – nuk është ai atraksioni më”.

“Çfarë ka ndodhur me Bashkimin Evropian në 10 vjetët e fundit? Cilat zhvillime i ka pasë me Ballkanin?”, ka deklaruar Ibrahimi.