Lajme

Ibrahimi: Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit

06/23/2022 23:40
nga:Arsim Buxhovi

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit.

Ai në Klan Kosova ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian ka stagnuar në 10 vjetët e fundit.

“Ku është Bashkimi Evropian sot? Shikoni se çfarë ka ndodhur sot në Bruksel. Bullgaria mund ta ketë një çështje me fqinjin e vet dhe bllokohen 2-3 shtete të tjera, të cilat nuk mund të ecin në perspektivën e tyre evropiane. Çfarë lëvizjesh kemi pasur drejt integrimit të BE-së në 10 vjetët e fundit për Ballkanin? Që nga anëtarësimi i Kroacisë bëjmë inskenime të ndryshme, të cilat nuk janë as të BE-së, siç është Procesi i Berlinit, dhe fillohet diçka dhe mbetet atje që 3 vjet dhe kritikohen pastaj nismat rajonale, të cilat i kemi këtu. Bashkimi Evropian e ka humbur sensin e të ekzistuarit të vet – nuk është ai atraksioni më”.

“Çfarë ka ndodhur me Bashkimin Evropian në 10 vjetët e fundit? Cilat zhvillime i ka pasur me Ballkanin?”, ka deklaruar Ibrahimi.