Sporti

I vuri eksploziv tek dera, Duka flet për herë të parë pas rastit: Ishte me kapuç

01/24/2022 23:06
nga:L J

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen qendrore të Durrësit.

Shpërthimi ka ndodhur pranë shtëpisë së Armand Dukës. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka pasi mbërritur në shtëpinë e tij në Durrës ka folur edhe me mediat që ishin të pranishme në vendin e ngjarjes.

Ai kërkoi hetim të thellë në lidhje me këtë rast, teksa poashtu shtoi se familjarët e tij janë të trembur dhe të panikosur nga ngjarjet e momentit.

Ndërkohë, Duka tha se personi i cili ka vënë tritolin ishte me kapele…

/GazetaBlic Sport