Lajme

I riu nga Kosova, ndërron jetë në një aksident në Austri

04/14/2025 10:35
nga:Gazeta Blic

Një aksident fatal trafiku në Austri i ka marrë jetën të riut nga Kosova, Albion Bardhi, duke sjellë trishtim të thellë për familjen dhe komunitetin shqiptar. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar familjarët përmes një njoftimi mortor

“Me dhimbje të madhe njoftojmë shokët, miqtë dhe të afërmit se u nda nga jeta Albion Bardhi. Për detajet rreth ceremonisë së varrimit do të njoftoheni në vijim”, thuhet në njoftimin e familjes.