Një i paraburgosur me të meta psikike ka sulmuar një gardian në QKUK derisa ishte duke marrë tretman mjekësor të premten.
Policia e Kosovës njofton se gardiani ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore.
I paraburgosuri ishte në burgun e sigurisë së lartë.
Njoftimi i Policisë:
QKUK Prishtinë 09.04.2021 – 01:45. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar (me të meta psikike), i paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë, deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar një gardian i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore.


