Sporti

I pandalshëm Mirlind Daku, shënon tre gola në ndeshjen e sotme

05/13/2023 18:21
nga:Mergim Rreci

Mirlind Daku po shkëlqen në kampionatin slloven, teksa ka shënuar këtë të shtunë tregolëshin e parë me fanellën e Muras. Sulmuesi 25-vjeçar realizoi 3 gola në suksesin 4-2 të Mura ndaj Gorica, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikët.

Daku shënoi të parin në të 53-ën me një goditje të bukur brenda zone, ndërsa dy minuta më vonë shënoi dhe të dytin personal. Sulmuesi nga Gjilani realizoi në të 69-ën golin e tretë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, duke i dhënë qetësinë skuadrës së Mura.

Pas këtyre tre golave, Daku shkon në kuotën e 18 golave në kampionat, duke i uafruar shënuesit më të mirë të kampionatit Zan Vipotnik, i cili ka shënuar 20 gola.

Daku do të tentojë që në javën e fundit të kampionatit të fijë këpucën e artë të Sllovenisë, ndonëse do të jetë një mision tepër i vështirë.