Lajme

I lind foshnja e vdekur, gruaja nga Gjilani akuzon mjekun për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor

05/22/2021 08:39
nga:Y I

Një grua nga Gjilani ka lindur foshnjën e vdekur dhe ka akuzuar mjekët për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor, raporton Gazeta Blic.

Trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Spitali Rajonal Gjilan 21.05.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje.