Lajme

I jepet lamtumira e fundit Bujar Bukoshit

06/12/2025 14:43
nga:Sh R

I është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit.

Ceremonia e varrimi të tij u mbajt në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani.

Sakaq në mbledhjen e sotme komemorative përkujtimore për jetën e tij, foli vajza e të ndjerit, Shota Bukoshi.

Ajo tha se babai i saj, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejtë dhe i guximshëm në ndjekjen e vizionit për vendin”.

“Po aq ishte mbështetës, plot dashuri dhe me humor kur ishte te ne në shtëpi”, u shpreh Shota.

Sakaq, të mërkurën, Kuvendi i Kosovës në nisjen e seancës së 30-të konstituive, mbajti 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit.

Bukoshi vdiq më 10 qershor në moshën 78-vjeçare. Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.