Personi i arrestuar nga policia pas vrasjes së deputetit Sir David Amess njihet si Ali Harbi Ali.
25-vjeçari po mbahet nën Aktin e Terrorizmit dhe oficerët kanë kohë deri të Premten për ta marrë në pyetje.
BBC mësoi që Aliu iu përfshi skemës së parandalimit dhe kundër terrorizmit disa vjet më parë, por kurrë nuk ishte një subjekt formal me interes për MI5.
Zyrtarët e ëhitehall i thanë BBC -së se personi që u mbajt ishte Ali Harbi Ali, një burrë britanik me trashëgimi somaleze.
Policia tha se një burrë, i cili ndalua si i dyshuar për vrasjen e deputetit në Essex të Premten, tani po mbahej në stacionin e policisë në Londër pasi u arrestua përsëri sipas Aktit të Terrorizmit.
Zyrtarët nuk besojnë se dikush tjetër ishte përfshirë në sulm. Sir David, deputet konservator për Southend ëest që nga viti 1983, u godit me thikë disa herë ndërsa mbante një takim të rregullt të së Premtes me zgjedhësit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.


