Sporti

I dha fitoren skuadrës me një gol fantastik, Zulfiu: Shpresoj që të kualifikohemi sepse kemi një grup të mirë lojtarësh

07/14/2023 09:13
nga:Mergim Rreci

Dukagjini ka fituar ndaj FC Europa në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Konferencës me rezultat 2-1.

Goli i epërsisë për skuadrën klinase erdhi nga Bujar Shabani, i cili gjuajti nga një distancë prej 20 metrash, përcjell GazetaBlic Sport.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, mysafirët shënuan me Jesus Pozo, i cili ishte më i gjati në zonë për të shënuar me kokë për 1-1.

Në minutën e pestë të kohës shtesë, kur ndeshja pritej të mbyllej në barazim në skenë doli Iljasa Zulfiu që shënoi për 2-1 pas një devijimi të mbrojtjes.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Iljasa Zulfiu tha se nuk janë shumë të kënaqur me rezultatin, por që është shumë i lumtur për golin.

Ishte një gol që na duhej dhe e kërkonim atë gjatë gjithë kohës, nuk mund të them se jemi shumë të kënaqur me rezultatin sepse kishim mundësi për të shënuar edhe më shumë gola”.

“Shpresoj që të kualifikohemi sepse kemi një grup të mirë lojtarësh dhe do ta përgatisim ndeshjen sa më mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/