Sporti

I dëshiruar nga Liverpool e Barcelona, zbulohet vlera e klauzolës së lirimit të De Zerbit

03/06/2024 17:11
nga:Mergim Rreci

Roberto De Zerbi ka një kontratë me Brighton deri në vitin 2026, por puna e tij ka tërhequr interes nga ekipe të tjera.

Këtë të mërkurë, The Telegraph raporton se çdo klub që dëshiron të angazhojë trajnerin 44-vjeçar do të duhet të paguajë pak më shumë se 14 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Së fundmi është raportuar për interesimin e Barcelonës për nënshkrimin e italianit, ndërsa sipas shtypit anglez, Liverpool po e konsideron edhe atë për të zëvendësuar Jurgen Klopp sezonin e ardhshëm.

Pasi e çoi Brighton në vendin e 6-të në Premier League sezonin e kaluar, De Zerbi e kualifikoi skuadrën për herë të parë në kompeticionet evropiane, duke e çuar tashmë këtë sezon në fazën e 16-të të Europa League , ku do të përballet me Romën.

/GazetaBlic Sport/