Një i dënuar me vdekje i mbijetoi 18 ekzekutimeve vdekjeprurëse përpara se të vdiste nga Covid-19.
Sipas “Daily Star”, Romell Broom u shpua 18 herë, duke mos iu gjetur dot në asnjë rast një venë ku të futej doza.
I burgosuri ka kaluar 24 vite në pritje të ekzekutimit, pasi u dënua për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Tryna Middleton, në vitin 1984.
Ai gjithmonë ka pretenduar se është i pafajshëm, por testet e ADN-së nuk treguan se ishte i pafajshëm. Data e ekzekutimit të tij u la për në 15 shtator 2009, por nuk u arrit që të gjendej një venë e përshtatshme, pavarësisht dy orësh përpjekje.
Në këto kushte, duke qenë se nuk po gjenin një mënyrë për ta vrarë pa dhimbje, ekzekutimi u shty pa afat.
Më pas, pandemia e Covid-19 që përfshiu botën, i mori jetën edhe të dënuarit, në moshën 64-vjeçare. /TCH/