Kandidatja për deputete e LDK-së, Fiknete Bejta, ka thënë se fuqia dhe zëri i grave janë themeli i çdo ndryshimi të madh, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka ftuar gratë dhe vajzat që të bashkën nesër në Turneun e Ndryshimit, nesër në ora 18 në Sallën e Kuqe, ku do të mblidhet Forumi i Gruas.
Postimi i saj i plotë:
Të dashura gra dhe vajza,
Fuqia dhe zëri juaj janë themeli i çdo ndryshimi të madh!
Ju ftojmë që nesër të bashkoheni me ne në Turneun e Ndryshimit. Çdo hap që bëjmë së bashku është një mesazh shprese, uniteti dhe besimi në një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.
Le të jemi bashkë në këtë rrugëtim, duke ndërtuar një të ardhme që na përket të gjithëve.
#LDK #Lumir2025 #RrugaeRe #Gratë #BashkëPërNdryshimin


