Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka nisur hetimet, për një rast i cili është cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Një qytetar i Kosovës, nga veriu i Mitrovicës, ka raportuar se disa persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën e tij, duke i lënë mbishkrim mbi të “UÇK”.
Sipas tij, njëjtë kishin vepruar edhe në hyrje të ndërtesës së tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën.


