Lajme

I dehur sulmoi prindin, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

10/07/2022 09:03
nga:Astrit Gashi

Të enjten është arrestuar një person në Gjakovë, pasi që nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht prindin e tij. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.