Lajme

Hysni Mehani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Financave

05/01/2026 20:41
nga:Y I

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për një tjetër emërim në pozitën e zëvendësministrit, që e ka bërë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

ZKM ka njoftuar se Hysni Mehani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Hysni Mehani në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Mehani për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.