Lajme

Hysni Gucati vjen në Kosovë

09/16/2022 14:37
nga:Y I

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ardhur në Kosovë.

I shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, Gucati ka ardhur nga Haga për ta vizituar nënën e tij të sëmurë në QKUK.

Këtë për Klankosova e ka konfirmuar djali i tij, Musli Gucati.

Nëna e Gucatit është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë pasi vuan nga kanceri.

Kujtojme se Gucati është denuar me 4 vite e gjysem burg.