Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni thotë se Lidhja Demokratike ka program për shëndetësi, raporton GazetaBlic.
Hyseni gjatë një interviste të publikuar së fundi, sigurimet shëndetësore të cilat u përmenden nga qeveria aktuale i quan “serial”.
Në anën tjetër, Hyseni thotë se shtylla kryesore e LDK-së, menjëherë si të merrë pushtetin, është ndërtimi i një Qendre Klinike të re.
“Ne si LDK kemi program për shëndetësi. Duhet ta përmend këtë “serialin” që them të sigurimeve shëndetësore. Por, shtyllat kryesore janë: Ndërtimi i një Qendre Klinike të Re dhe qasja shumë e shpejt brenda vitit të parë”, tha Hyseni.
“Sa i përket Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Shërbimit të Informimit Shëndetësor të cilat janë të domosdoshme dhe investimet në Shëndetësi, pra duhet vetëm një qasje e arsyeshme “, thotë Hyseni.


