Lajme

Hyseni i VV-së në krye të ATK-së/ Abdullahu: Jemi në prag të autokracisë populiste

08/13/2025 22:46
nga:G B

Mentor Hyseni, ish kandidat i VV-së për deputet, është emëruar sot drejtor i ri i Administratës Tatimore të Kosovës.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta, për punësime të zyrtarëve të VV-së në institucione të shtetit.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, thotë për Gazeta Blic se kjo po bëhet nga një mendësi politike që refuzon t’i përgjigjet prokurorisë, punon në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që e kap pushtetin dhe rrezikon shtetin mendon se politikat e saj.

“Një mendësi politike, tash sa kohë qeverisëse, që refuzon t’i përgjigjet prokurorisë, që punon në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që e kap pushtetin dhe rrezikon shtetin mendon se politikat e saja jo vetëm që duhet të jenë mbi ligjin, por edhe njerëzit e saj duhet ta bëjnë menaxhimin dhe t’i japin drejtime çdo institucioni pavarësisht është apo nuk është i pavarur”, ka thënë ai.

Abdullahu ka vlerësuar se jemi në prag të autokracisë populiste, teksa ka shtuar se emërimi i Hysenit në krye të ATK-së është dizajnuar nga mentorimi populist i Kurtit për hakmarrje financiare e tatimore ndaj politikave por edhe krejt mendësisë opozitare kudo.

“Jemi në prag të autokracisë populiste e cila tash sa kohë dyzuar me propagandë agresive e mban këtë mendësi politike katrrithur në qeverisje pa legjitimitet. Prandaj veprimet e tilla, si emërimi në krye të ATK-së i një ish kandidati për deputet të VV-së është politikë dizajnuar nga mentorimi populist i Kurtit për hakmarrje financiare e tatimore ndaj politikave por edhe krejt mendësisë opozitare kudo dhe pandalshëm. Këta kanë pajtu me marre. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të pajtohen me këta. Përkundrazi”, ka deklaruar Faton Abdullahu./Gazeta Blic/

Kritikohet emërimi i ish kandidatit për deputet të VV-së në krye të ATK-së: E rrezikshme, joligjore – rehati politike me paratë e qytetarëve