Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu.
Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.
Ndryshe, Durmishi do të jetë ushtrues detyre në kët ministr, pasi Liburn Aliu dha dorëheqje nga pozita e ministrit në detyrë.
Ai tha se kjo vjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit.
LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje Liburn Aliu, shkak zgjedhja kryetarit të Kuvendit!


