Lajme

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje Liburn Aliu, shkak zgjedhja kryetarit të Kuvendit!

08/27/2025 11:12
nga:N K

Ministri  në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Këtë lajm ai e dha përmes rrjetit të tij social facebook.

Ai ka bërë të ditur se vendimin e ka marr pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit pasi sipas tij nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye e angazhimit të tij.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.