Lajme

Hungaria dhe Sllovakia zgjasin ndalimin e importit të grurit ukrainas

09/15/2023 21:10
nga:Sh R

Hungaria dhe Sllovakia i janë bashkuar Polonisë në vendosjen e një ndalimi kombëtar të importit për drithërat ukrainase.

Hungaria ka shpallur ndalimin e 24 produkteve bujqësore ukrainase, duke përfshirë drithërat, perimet, disa produkte mishi dhe mjaltë, shkruan Sky News.

Bëhet e ditur se ndalimi hyn në fuqi që nga nesër, pra më 16 shtator.