Lajme

Humolli pas bisedave Mihali-Krasniqi: Pasojat e kësaj logjike të Qeverisë, tash po i sheh edhe qytetari i Kosovës

10/15/2024 18:32
nga:Genita C

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, ka reaguar ndaj bisedave të fundit të publikuara mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke theksuar se qytetarët tani po e shohin qartë funksionimin e Qeverisë.

Ai për GazetaBlic ka shprehur shqetësimin për pasojat e kësaj logjike të qeverisjes, duke e vënë theksin në faktin se qytetarët kishin pritur shumë nga qeverisja aktuale.

“Ne i kemi parë pasojat e kësaj logjike të funksionimit të Qeverisë, tani po i shohin edhe qytetarët,” tha Humolli.

Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve që parandalojnë situatat e këqija, duke theksuar se pasojat e problemeve të tilla nuk kompensohen lehtë.

“Ne i kemi pa pasojat e kësaj logjike të funksionimit të Qeverisë, tani po i shohin edhe qytetarët, se si ka funksionuar kjo Qeveri dhe sa e ka vlerësuar qytetarin që ka prit kaq shumë nga këta. Është mirë me ndërtu insitucione që i pengojnë të këqiat, se kur të ndodhin, pasojat nuk kompensohen”, tha Humolli për GazetaBlic.

Haziri paralajmëron: Do të tronditni, dëshmi të rënda për Mihalin dhe delegatët e Kurtit janë në rrugë

Biseda Mihali-Krasniqi, reagon ashpër Pacolli: Kam qenë i vetmi që iu kam votuar, por jeni thelluar në skandale

Haliti: Po luhet me të ardhmen e këtij vendi, biseda Mihali-Krasniqi shuplakë për qytetarët e Kosovës