Lajme

Humolli: Elektorati me 9 shkurt i’u tregoi se pa bashkëpunim nuk mundet me qeveris asnjë parti!

04/26/2025 10:50
nga:Y I

Ditën e djeshme, për herë të gjashtë, ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Kandidatja e propozuar nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka arritur të marrë veç 57 vota, jo të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Në lidhje me situatën e krijuar dhe si duhet të veprohet tutje ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.

Humolli tha se s’mund të ketë bashkëpunim nëse nuk ka kompromis.

Ai potencoi se elektorati me rezultatin e 9 shkurtit i’u ka tregu përmes votës se pa bashkëpunim nuk mundet me qeveris asnjë parti.

“Elektorati përmes votës ju ka tregu se pa bashkëpunim nuk mundet me qeveris asnjë parti.Bashkëpunimi nuk është nëse nuk ka kompromis” deklaroi Humolli.

Humoolli tha se është e nevojshme të bëhet një qeveri me një program pune nga të gjitha partitë per një periudhë dy-vjeçare.

“Unë mendoj se ka nevojë që të bëhet një qeveri me një program pune nga të gjitha partitë per një periudhë dy-vjeçare. Nëse behet kjo ateherë çështja e kryetarit te Kuvendit është teknike” deklaroi Humolli në një intervistë për “Gazeta Blic”.

Seanca e radhës konstituive e Kuvendit do të mbahet nesër në orën 10:00.

/Gazeta Blic/

Albulena Haxhiu dështon sërish të zgjedhet kryeparlamenatare, merr sërish veç 57 vota

Ndërpritet seanca, shtyhet për të dielën në ora 10:00