Kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu, s’ka arritur sërish t’i marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.
Propozimi i Haxhiut pas hedhjes në votim mori si çdoherë 57 vota, 47 kundër dhe tre abstenim.
Kujtojmë se sot ishte seanca e gjashtë në radhë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


