Sergej Jakirovic do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës së Dinamo Zagrebit.
Humbja e mbrëmshme nga Ballkanit ka shkaktuar ‘tërmet’ tek gjiganti kroat, atje ku kishte polemika se trajneri mund të shkarkohej, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, bordi i skuadrës së madhe kroate ka mbajtur takim mëngjesin e sotëm dhe ka vendosur të mbajë trajner Jakiroviqin.
Kryetarja e bordit të Dinamos, Vlatka Peras ka bërë të ditur se skuadra beson ende në trajnerin aktual.



