Lajme

Humb jetën personi i aksidentuar sot në Makovc

09/16/2025 20:49
nga:Y I

Një person ka vdekur në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në Makovc të Prishtinës.

Lajmkn për Klankosova e ka konfirmuar Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK.

“Katër i kemi pas të lënduar nga ai aksident, një në gjendje të rëndë dhe jostabile. Fatkeqësisht ka vdekur rreth orës 15”, tha Syla.