Lajme

Humb jetën biznesmeni shqiptar

11/10/2021 15:08
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë këtë të mërkurë.

Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke të njëjtën gjë.

Burime bëjnë me dije se i moshuari rreth 90 vjeç Z.Gj nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

56-vjeçari me inicialet J.Gj ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.