Portieri francez Hugo Lloris raportohet se ka marrë një propozim të ‘çmendur’ nga Arabia Saudite për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetës The Times, propozimi e trefishon pagën e tij në Tottenham – e vlerësuar në njëqind mijë paund (114 mijë euro në javë), pa përmendur se cili klub është i interesuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Lloris, 36 vjeç, ka një vit më shumë në kontratën e tij me klubin anglez dhe, sipas një burimi të afërt të cituar nga gazeta franceze Le Parisien, “ai është i hapur për të analizuar çdo propozim që vjen”.
Portieri do të mungojë deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi në kofshë. Lionel Messi dhe Sergio Busquets gjithashtu kanë qenë të lidhur me ligën atraktive.
/GazetaBlic Sport/


