Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar pas dënimit nga Gjykata Speciale ndaj Salih Mustafës e i cili u dënuar me 26 vite burgim, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se është i tronditur me ketë vendim.
“Është e ditur botërisht që lufta e UÇK-së ka qenë e drejt, e pastër dhe e pashmangshme, duke i dhënë fund pushtimit barbar serb dhe për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi serb!”, ka shkruar Hoxhaj ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Kur Serbia sot dhe çdo ditë po kërcënon ekzistencën e shtetit të Kosovës, sot jam tejet i tronditur nga vendimi drakonik i Gjykatës në Hagë për Salih Mustafën! Është e ditur botërisht që lufta e UÇK-së ka qenë e drejt, e pastër dhe e pashmangshme, duke i dhënë fund pushtimit barbar serb dhe për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi serb! Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Askush nuk mund ta shembë themelin e lirisë sonë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës!


