Enver Hoxhaj ka sqaruar se çdo vendim për bashkëpunimin e PDK-së me Nismën për zgjedhjet e ardhshme do të merret nga kryetari i partisë, Bedri Hamza.
Hoxhaj theksoi se në takimin e sotëm nuk është diskutuar asnjë temë lidhur me këtë.
“I takon kryetarit të parë, Hamzes, të vendosë se si do të jetë bashkëpunimi me secilin subjekt. Ne sot kemi pasur një takim dhe nuk ka pasur një temë të tillë, dhe si mund të duket Lista ende nuk e dimë, por mund të jetë temë në ditët e tjera. Dje jam takuar me Fatmir Limajn, nuk e kemi diskutuar,” tha Hoxhaj.


