Lajme

Hoxha: Në të kaluarën Kurti ka menduar se Kosova është e fuqishme sa Turqia

07/04/2024 21:50
nga:G B

Analisti politik, Ylli Hoxha ka thënë se kryeministri Albin Kurti, në kohën kur ishte opozitar, ka pasur qasje krejtësisht të ndryshme sa i përket raporteve me ndërkombëtarët e sidomos me ShBA-në.

Hoxha në “Debat Plus”, u shpreh se Kurti mendonte se Kosova është e fuqishme sa Turqia apo Spanja e Italia.

Por, sipas tij, me të ardhë në pushtet, Kurti e ka kuptuar më mirë rolin e Kosovës dhe fuqinë që ajo e ka. Kjo sipas Hoxhës e ka shndërruar kryeministrin në një politikan më të përgjegjshëm.

“Problemi i Kurtit në atë kohë, ka qenë perceptimi i rolit të Kosovës në marrdhënie ndërkombëtare, në atë kohë Kurti ka mendu se Kosova është sa Turqia e fortë, dhe parametrat e dialogut i ka vendosur… ose sa një shtet tjetër i madh Spanja, Italia. Duke qenë në Qeveri ka kuptu se ajo përmas nuk është reale, dhe është shndërru në një politikan më të përgjegjshëm”, tha ai.

Hoxha tha se Kurti e ka kuptuar se marrdhënia me ShBA-në nuk është e barabartë.

“Është e mirë që Kurti ka përjetu transformim në të kuptuar që kjo marrëdhënie nuk është e barabartë dhe që ka momente që ti nuk i do disa gjëra dhe ambasadori amerikan i di disa gjëra më shumë se ti”, tha ai.

Sipas tij Kurti ka bërë hapa të mëdhenj pozitiv përpara në raport me ndërkombëtarët.